Kryeministri Albin Kurti ka komentuar takimin ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të bllokut evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ku tha se çështja e të pagjeturve nuk mund të presë
Kurti po ashtu tha se përvec udhëheqësit të delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, me të ka udhëtuar edhe Andin Hoti, kryetar i Komisionit për personat e pagjetur.
“Unë jam i informuar përgatitjet që i ka bërë Bislimi, por këto janë takime përgatitore të një kapitullit të ri, por është një çështje që nuk pret, çështja e të pagjeturve.
Prandaj bashkë me Bislimin ka qenë edhe Hoti. Prandaj ka vetëm një temë që nuk pret është çështja e të pagjeturve, dhe për këtë do të bisedohet në Bruksel.
Për çështje të tjera ne kemi dhënë propozim, por nuk janë pranuar. Mund të hapen tema diskutimi mes Kosovës dhe Brukselit”.
Më 7 dhe 8 shtator në Bruksel është mbajtur takimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Udhëheqësi i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi konfirmoi se gjatë këtij muaji nuk do të ketë takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /E.O/RTK