Kurti premton vazhdimin e mbështetjes për specializantët shqiptarë nga jashtë Kosovës

Prishtinë, 2 shkurt 2024 – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim specializantët nga Lugina e Preshevës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Ai ka thënë se mbështetja e Qeverisë së Kosovës për specializantët që vijnë nga hapësira shqiptare jashtë Kosovës dëshmon mbështetjen e barabartë të tyre me specializantët kosovarë.

“Në mbledhjen e kaluar të Qeverisë u aprovua pagesa për 375 specializantë të Kosovës me vetëfinancim, si edhe për 21 specializantë nga vendet e rajonit. Bashkëpunimi për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve nuk është vetëm nevojë, por domosdoshmëri e kohës dhe obligim i yni. Përkushtimi ynë për këtë qëllim është i vazhdueshëm dhe sa vjen e do të rritet”, ka thënë ai.

Kurti ka theksuar se edhe buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë buxhet edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

“Këtë po e vazhdojmë nga viti në vit dhe po ia shtojmë edhe një milion, krahasuar me vitin aktual, nga dy në tre milionë për 2024 dhe kjo mbështetje është më e larta ndonjëherë”, ka thënë Kurti.

Në vitin 2023 Qeveria e Kosovës e mbështetur financiarisht Këshillin Nacional Shqiptar të Luginës së Preshëvës, për të avokuar në qendrat e vendimmarrjes për pozitësn e shqiptarëve në këtë rajon. Ajo ka ndarë 250 mijë euro edhe për pajisjen e nxënësve shqiptarë të shkollave fillore në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc me tekste mësimore në gjuhën shqipe.

(r.m.)