Prishtinë, 2 dhjetor 2021 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mirëpritur emërimin e Stuart Peach të dërguar të posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor.
Në një postim në Twitter, Kurti ka shkruar se pret që me z. Peach të ketë bashkëpunim të ngushtë në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë dhe të demokracisë në Ballkanin Perëndimor.
“E mirëpres emërimin e mareshalit të forcave ajrore të Britanisë së Madhe, Sir Stuart Peach, i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor dhe mezi pres të punoj ngushtë me të për mbrojtjen dhe promovimin e lirisë dhe të demokracisë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Kurti.
I welcome the appointment of the British🇬🇧Air Chief Marshal Sir Stuart Peach as Special Envoy for the Western Balkans and I look forward to working closely with him in defending and promoting freedom and democracy in the Western Balkans.
— Albin Kurti (@albinkurti) December 2, 2021
Qeveria britanike ka thënë se Sir Stuart Peach do të punojë me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe me aleatët në SHBA dhe në Evropë për riatjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
(r.m.)