Kurti priti një delegacion të zyrtarëve, organizatave dhe kompanive të mëdha amerikane

Prishtinë, 3 mars 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti të premten një delegacion të përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit Amerikan, Korporatës Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC), Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), Bankës Amerikane për Eksport-Import, Shoqatës së Biznesit Amerikë – Evropë Qendrore, si edhe përfaqësues të gjashtë kompanive të mëdha amerikane të sektorit të energjisë: General Electric, Honeyëell, Emerson Electric, Siemens Energy, Advent Technologies dhe Ëethington International.

Delegacionin amerikan udhëhiqej nga ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kryeministri Kurti e njoftoi për ecuritë ekonomike në Kosovë gjatë dy viteve të fundit, duke e vlerësuar me interes për bizneset amerikane investimin në Kosovë.

“Duke u uruar mirëseardhje në Kosovë, kryeministri Kurti vuri theksin te rëndësia dhe veçantia e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë. I njoftoi për progresin ekonomik dhe demokratik në vend gjatë dy viteve të fundit, përkundër vështirësive të shkaktuara nga pandemia COVID-19, kriza energjetike dhe ajo e inflacionit si pasojë e luftës në Ukrainë. Si histori e dyfishtë e suksesit, e intervenimit të suksesshëm ndërkombëtar në pranverën e vitit 1999 dhe e bashkëdyzimit të demokracisë cilësore dhe zhvillimit ekonomik, Kosova është një histori në të cilën ia vlen të investohet, tha kryeministri Kurti”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.

“Përfaqësuesja Speciale për Partneritete Botërore në Departamentin e Shtetit Amerikan, Dorothy McAuliffe tha se vizita e këtij delegacioni është në frymën e partneritetit, partneritet ky që është i fortë ndërmjet ShBA-ve dhe Kosovës dhe me prioritet për ShBA-të”, thuhet më tutje në njoftim.

“Kompanitë amerikane Honeyëell, GE Poëer, Siemens Energy, Advent Technologies, Emerson Automation Solutions, si dhe Ëethington International, kanë shprehur interesin e tyre për të investuar në Kosovë dhe për të kontribuar në planet e Kosovës për zhvillim të sektorit të energjisë. Përfaqësuesit e këtyre kompanive prezantuan punën e tyre dhe teknologjitë të cilat ofrojnë, të cilat janë në linjë me Strategjinë e Energjisë, si dhe projektet kryesore të Qeverisë për këtë sektor”, thuhet nënjoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në takim ishte e pranishme edhe ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli.

Para takimit me Kurtin, delegacioni amerikan u takua me ministren Rizvanolli, e cila prezantoi projektet që është duke i zhvilluar qeveria dhe mundësitë për investime në sektor të energjisë dhe në sektorë të tjerë në Kosovë.

(r.m.)