Kurti: Raporti i Progresit tregon se për gjashtë muaj qeverisje kemi shënuar progres

Prishtinë, 19 tetor 2021 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot e ka pranuar raportin e komisionerëve të Bashkimit Evropian, i njohur si Raport i Progresit.

Kurti, në një konferencë për media, ka thënë se raporti e përfshin periudhën një-vjeçare, prandaj qeveria e tij është meriore për periudhën e dytë gjashtëmujorë. Ai ka theksuar se në gjashtë muajt e qeverisjes së tij ka pasur progress në Kosovë.

“Sot kemi pranuar raportin për vendin, i njohur si Raporti i Progresit, Ky është raporti i parë për neve, si qeveri, i cili e mat periudhën një vjeçare, nga tetori i vitit 2020 deri në tetor 2021, Duke qenë se është një raport vjetor, ai mat progresin e marrë së bashku në të dy gjashtë-mujorët, para qeverisjes sonë dhe gjatë qeverisjes sonë, e të cilat dallojnë si dita me natën. Unë dua të flas për pjesën e dytë të raportit, pra për 6 muajt e qeverisjes sonë, që shënuan shumë progres”, ka thënë Kurti.

“Në fundjavën që e lamë pas mbajtëm zgjedhje dhe, edhe këtë here, dëshmuam transparencë të plotë. Vetëm 37 ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit zgjodhëm kryeministrin dhe kryeparlamentarin. Gjithashtu, vetëm 13 ditë, ende pa u bërë dy javë, ne e zgjodhëm edhe Presidenten e Republikës, e cila është gruaja e dytë presidente. Në këta gjashtë muaj të Qeverisë, kemi legjitimitet demokratik dhe besueshmëri në institucione nga ana e qytetarëve të cilën do ta kishin zili jo vetëm vendet e rajonit, por edhe ato të BE-së”, është shprehur ai.

Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës deri më tani i ka miratuar 60 projekt-ligje dhe i ka marrë mbi 320 vendime.

Ai ka folur edhe për luftën e qeverisë që e udhëheq kundërkrimit të organizuar e korrupsionit.

Kurti ka thënë se nga 1 prilli deri më 30 shtator janë realizuar 519 bastisje dhe 283 operacione policore dhe janë shkatërruar 29 grupe kriminale.

Kryeministri Kurti është lavdëruar edhe me fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit, me rritjen ekonomike dhe me disa vendime me interes të gjerë public..

“Numri i të vaksinuarve ka mbërritur shifrën në 1.5 milionë dhe mbetemi vendi i parë në rajon që paraqet progres të pamohueshëm. Deri në fund të vitit do të kemi rritje mbresëlënëse të përqindjes së bruto’produktit vendor. Sipas vlerësimit të bankës Qendrore ekonomia jonë do të rritet për 9.9 për qind. Kemi hequr homologimin për vetura, kemi bërë demonopolizimin e terminaleve doganore, kemi bërë transferimin e 76 inspektorëve komunal”, kathënë Kurti.

“E kemi dëshmuar se jemi në rrugën e drejtë”, ka thënë kryeministri Kurti, duke paralajmëruar reforma në shumë fusha.

“Rruga drejt Bashkimit Evropian kërkon reforma dhe ne jemi të përkushtuar të ecim në këtë rrugë”, ka theksuar ai.

(r.m.)