Prishtinë, 1 gusht 2022 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e vendimit për reciprocitet deri më 1 shtator 2022.
Kurti përmes një postimi në Tëitter ka shkruar se kjo është bërë me kusht që të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes.
“Në bashkëpunim me aleatët tanë ndërkombëtarë, ne zotojmë se do të shtyjmë për 30 ditë zbatimin e vendimeve për targat e makinave dhe dokumentet hyrëse-dalëse në pikat kufitare me Serbinë, me kusht që të hiqen të gjitha barrikadat dhe të rivendoset liria e plotë e lëvizjes”, ka shkruar Kurti.
In cooperation with our international allies, we pledge to postpone implementation of decisions on car plates & entry-exit documents at border crossing points w/ Serbia for 30 days, on the condition that all barricades are removed & complete freedom of movement is restored. pic.twitter.com/oJNaQi0qPO
— Albin Kurti (@albinkurti) July 31, 2022
Ndërkaq ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, njoftoi se tashmë ka filluar zbatimi i vendimit për posedim me fletë-deklarim për të gjithë personat që kanë dokumente të Serbisë.
“Tashmë ka filluar shpërndarja e dokumentit për hyrje-dalje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës, me përjashtim në pikat Jarinje dhe Bërnjak të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të barrikadave që janë vendosur nga strukturat ilegale serbe”, tha Sveçla.
(r.m.)