Kurti: Reciprociteti nuk është hakmarrje ndaj Serbisë, është vlerë e barazisë

Prishtinë, 17 shtator 2021 – Kryeministri i Kosovëst, Albin Kurti, deklaroi se qeveria e tij do ta vendosë reciptocitetin ndaj Serbisë, me qëllim që ta shtyjë t’i heqë barrierat e vendosura ndaj Kosovës.

Të premten, në një konferencë për media, Kurti tha se ai nuk e konsideron reciprocitetin si mjet për hakmarrje ndaj Serbisë, por si vlerë të barazisë. 

“Ne nuk e shohim reciprocitetin si mjet për hakmarrje, por si koncept që derivon nga vlera e barazisë. Për ne barazia është vlerë. Nga barazia si vlerë derivon reciprociteti. Prandaj, ne duam që Serbia t’i heqë barrierat”, tha Kurti.

Por, ai nuk tregoi se kur do të vendoset reciprociteti.

“Kur të jemi gati për vendosjen e tij, me siguri që do të njoftoheni dhe do ta merrni vesh”, tha ai.

Kurti u pyet edhe lidhur me procesin e aplikimit për anëtarësim nëorganizata, pas skadimit të moratoriumit njëvjeçar, të vendosur me Marrëveshjen e Uashingtonit.

“Lidhur me njëvjetorin e marrëveshjes që ka qenë në formë të dy zotimeve të njëanshme në Uashington, më 4 shtator, mund të them që Ministria e Punëve të Jashtme po bën analiza dhe vlerësime të brendshme se ku do të aplikojmë, kur dhe për çka”, tha Kurti.

Ai tha se tash për tash nuk mund të bëjë publike më shumëinformacione lidhur mekëtë process, sepse do tadëmtonte atë.

“Pasi që është çështje e ndjeshme e brendshme, s’mund të them informacion të analizave, pa rrezikuar ta dëmtojë. Kemi për detyrë avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar, por si kur, dhe çka, janë pyetje që ngelen të vlerësimeve dhe analizave të brendshme”, u shpreh kryeministri Kurti.

(r.m.)

One Response to “Kurti: Reciprociteti nuk është hakmarrje ndaj Serbisë, është vlerë e barazisë”

Read below or add a comment...

  1. Begu says:

    Reciprocitetei vertet eshte vlere barazie,kur zbatohet perpikesrishte i barabarte,Jo sic e kemi aktualisht, serbet nuk “ia prishin” vedit fare “rahatine” kurse neve shqiptareve,na kekrojne zbatuhmeri precize.rasti me numrate regjistrimeve ne komunikacion dhe gjitha ceshtjet e nenshkruara me marrveshvej.