Prishtinë, 29 nëntor 2024 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka relativizuar kritikat e Prersidentes Vjosa Osmani lidhur me qëndrimin e tij ndaj aleatëve të Kosovës.
Ai ka thënë se për çëshjtje të politikës së jashtme ka qenë gjithmonë “në komunikim e bashkërendim” me Presidenten Vjosa Osmani, me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe me ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.
“Unë vazhdimisht kam qenë në komunikim, bashkërendim me presidenten Osmani, kryeparlamentarin Konjufca dhe ministren Gërvalla sa i përket politikes së jashtme. Të arriturat i kemi të përbashkëta dhe kësisoj duhet të vazhdohet. Të gjitha vështirësitë, sfidat nuk ka të tilla që nuk i tejkalojmë. Besoj që kurrë nuk ka qenë veriu më i sigurt se tani”, ka thënë Kurti
“Besoj që të arriturat i kemi të përbashkëta edhe kësisoj duhet të vazhdojmë. Nuk ka vështirësi dhe sfida të tilla që nuk i tejkalojmë”, ka thënë ai.
Kurti e ka bërë këtë deklaratë duke komentuar kritikën e Presidentes Osmani se ai, me veprimet e tij, po i rrezikomn raportet e Kosovës me aleatët.
Presidentja Osmani, në fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës, më 21 nëntor, e kishte përdorur edhe shprehjen “luajtje bixhoz” për të shprehur pakënaqësinë e saj me politikat e Qeverisë së Kurtit.
“Asnjë popull nuk ia ka dalë vetëm e asnjë shtet nuk ka sukses në izolim. Andaj, rëndësia e ruajtjes dhe forcimit të aleancave është e paçmueshme. Historia politike na mëson se, dobësimi i aleancave ose partneriteteve është një gabim strategjik. Të punosh bashkë me ata që na ndihmuan ta kemi lirinë e shtetit asnjëherë nuk është nënshtrim e as shantazhim. Besoj fuqishëm se forca jonë më e madhe qëndron pikërisht në partneritetet tona. Aleancat mes shteteve janë më të mëdha e më të rëndësishme sesa cilido prej nesh si politikan apo cilatdo palë zgjedhjesh. Ato janë gurthemel i sukseseve tona dhe investim në një të ardhme ku Kosova do të jetë anëtare e barabartë në komunitetin euroatlantik të kombeve të lira. Aleancat janë këtu për të na mbrojtur, prandaj vënia në rrezik e tyre, luajtja bixhoz me to apo cenimi i tyre, e cenon vetë mbrojtjen e Republikës sonë”, ka thënë Presidentja Osmani.
(r.m.)