Prishtinë, 25 shtator 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.
“Këto armë dhe pajisje të gradës ushtarake, të kapura në operacionin antiterror të Policisë së Kosovës pas sulmit të ditës së djeshme, nuk lënë vend për dyshime: Autorët e krimit vepruan jo vetëm, por me mbështetje të shtetit. Serbia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për sponsorizimin e dhunës terroriste në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti, në rrjetin social X.
Kurti e ka postuar listën e të gjitha armëve dhe pajisjeve që janë konfiskuar në pjesën veriore të Kosovës pas sulmeve të grupit të terroristëve serbë, si edhe disa fotografi të tyre.
These military-grade arms & equipment—seized in @Kosovo_Police's anti-terror operation after yesterday's attack—leave no room for doubt: The perpetrators acted not alone but w/ state backing. Serbia must be held fully accountable for sponsoring terrorist violence on 🇽🇰 territory. pic.twitter.com/hbFHiV1rMe
— Albin Kurti (@albinkurti) September 25, 2023
Në sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri, të dielën është vrarë polici Afrim Bunjaku dhe janë lënduar edhe tre policë të tjerë.
Gjatë përleshjes sëarmatosur me Policinë e Kosovë kanë mbetur të vdekur edhe tre pjesëtarë të grupit të terroristëve serbë.
(r.m.)