Prishtinë, 30 qershor 2021 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas dënimit të dy ish-krerëve të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë.
Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviqit u dënuan me nga 12 vjetburg secili nga Tribunali përkrime të lyftës në ish-Jugosllavi në Hagë, për krimet e kryera në Bosnjë.
Kurti, në një status në Twitter, ka thënë se njësia paramilitare e këtyre dy bashkëpunëtorëve të ngushtë të ish-Presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviqit, ka kryer krime edhe në Kosovë.
Ai ka theksuar se Serbia e sotme “duhet të përballet me të kaluarën e saj, ta pranojë të vërtetën, të kërkojë falje dhe të distancohet nga Serbia e Millosheviqit”.
“Dy figura famëkeqe të regjimit të Millosheviçit, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq, u dënuan me nga 12 vjet burg secili për ndihmën dhe mbështetjen e krimeve të kryera nga njësia speciale e Shërbimit të Sigurimit të Shtetit Serb, ‘Beretat e Kuqe’, gjatë luftës në Bosnjë më 1992.
Këta janë po ata persona, strukturat e të cilëve, pas Bosnjës, kryen gjenocid në Kosovë.
Serbia sot duhet të përballet me të kaluarën e saj, ta pranojë të vërtetën, të kërkojë falje dhe të distancohet nga Serbia e Millosheviqit.
Vetëm atëherë mund të fillojë pajtimi”, ka shkruar Kurti.
Two notorious figures of Milosevic’s regime, Jovica Stanisic & Franko Simatovic, were sentenced to 12 years in prison each for aiding & abetting crimes committed by a Serbian State Security Service special unit, Red Berets, during the Bosnian war in 1992.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 30, 2021
These are the same persons whose structures after Bosnia committed genocide in Kosova.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 30, 2021
Serbia today must face its past, accept the truth, apologize & distance itself from Milosevic’s Serbia.
Only then can reconciliation begin.
Jovica Stanishiq dhe Frenki Simatoviq kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, i cili vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Hagë,më 2006, gjatë kohës që po gjykohej për krime të luftës në Kosovë.
Serbia nuk është distancuar asnjëherë nga krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit në Kraci, në Bosnjë dhe në Kosovë. Për më keq, presidenti aktual i Serbisë, Aleksanda Vuçiq, në disa raste, edhe e ka vlerësuar Millosheviqin,duke e quajtur si njeri të madh të Serbisë.
Vuçiq ka qenë ministër në Qeverinë e udhëhequr nga Millosheviqi.
(r.m.)