Kurti: Serbia të ndërpresë nxitjet për dhunë në Kosovë, para se të ketë viktima

Prishtinë, 27 qershor 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka bërë përgjegjëse Serbinë për sulmet ndaj institucioneve të Kosovës.

Në një postim në Facebook lidhur me sulmin me bombë ndaj ndërtesës së komunës së Mitrovicës Veriore, Kurti i bën thirrje Serbisë që “menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë, para se të humbasin jetë”.

“Mbrëmë ndërtesa e komunës në veriut të Mitrovicës është sulmuar nga dy granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humbasin jetë”, ka shkruar Kurti.

Për fat të mirë, sulmi me bomba dore ndaj ndërtesës së komunës së Mitrovicës Veriore, I krye të hënën, natën vonë, shkaktoi vetëm dëme materiale.

(r.m.)