Prishtinë, 24 dhjetor 2024 – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se sulmi në kanalin e “Ibër-Lepencit” më 29 nëntor ka pasur qëllim ta rrezikojë sigurinë nacionale të Kosovës. Aa thënë se prapa këtij sulmi qëndron Milan Radoiçiqi, udhëheqësi i grupit paramilitar serb që e kishte kryer sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator të vitit të kaluar.
“Sulmi me eksplozivë në “Ibër-Lepenc” më 29 nëntor të vitit 2024 përmes dëmtimit të tërësishëm të kanalit ka pasur për qëllim paralizimin e jetës ekonomike dhe energjike në Kosovës si dhe shkaktimin e trazirave që do të vinin si pasojë dhe ku do të rrezikohej siguria nacionale në Kosovë dhe në rajon”, ka thënë Kurti të martë pasdite, në një konferencë për medie.
“Me shpërthimin me eksplozivë në ‘Ibër-Lepenc’ grupit terrorist të cilit i prin Radoiçiqi kishte për qëllim ta paralizonte jetën ekonomike dhe energjetike në Kosovë”, ka shtuar ai.
Kurti e ka akuzuar Serbinë se po e mbështet Radoiçiqin për ta vazhduar me, siç është shprtehur, “aktet subverzive” kundër Kosovës.
“Qëndrimi i Beogradit për mosdorëzimin e Radoiçiqit për sulmin terrorist në Banjskë ka qenë inkurajim për grupin terrorist që i prin Radoiçiqi për të vazhduar me akte të tjera supverzive, diverzive ndaj integriteti territorial dhe sovranitetit shtetëror të Republikës sonë. Strehimi i Radoiçiqit në Serbi, përkrahja që i ofron Beograd zyrtar me infrastrukturë për trajnim të grupit terrorist, autorizimi i përgjegjësive që ia ka falur kreu i shtetit serb atij edhe për kontrollin faktik e politik për serbët e Kosovës, nuk mund të quhet veçse koordinimi i shtetit të Serbisë me Radoiçiqin dhe grupin terrorist për ta vazhduar më tej luftën hibride kundër Kosovës”, ka thënë ai.
Kurti ka thënë se bazuar në informacionet e inteligjencës, vëllezërit Nemanja Radivojeviq dhe Vladimir Radivojeviq, të cilët janë arrestuar lidhur me sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, i kanë marrë detyrat për kryerjen e sulmeve në veri nga Radoiçiqi. Ai ka thënë se këta dy vëllezër kishin qenë pjesëtarë të grupit që e kishte kryer sulmin terrorist në Banjskë.
“Që nga qershori i vitit 2024 kur kanë vazhduar të shpërndahen postera me foton e Vuçiqit në veri me mbishkrime ‘komandant suprem ju presim’, situata në veri është përshkallëzuar gradualisht përmes grupeve të vogla të lidhura direkt me Radoiçiqin. Bazuar në informacionet e inteligjencës sonë, Radoiçiqi ka caktuar dy persona të afërt të tij për të realizuar sulme në veri përmes grupeve të tyre të cilat kanë marrë pjesë edhe në sulmin në Banjskë dhe strehohen në Serbi. Këta persona janë Nemanja Radivojeviq me nofkën ‘Gandi’ dhe Vladimir Radivojeviq me nofkën ‘Malli’”, ka thënë Kurti.
Pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit, Policia e Kosovës ka ndërmarrë disa aksione në pjesën veriore të Kosovës, në të cilat ka gjetur e sekuestruar sasi të konsiderueshme armatinesh, municionesh e pajisjesh ushtarake.Disa persona janë shoqëruar në polici ku janë intervistuar lidhur me sulmin, kurse dy prej tyre, vëllezërit Nemanja Radivojeviq dhe Vladimir Radivojeviq, janë ndaluar dhe gjenden në paraburgim si të dyshuar kryesot për sulmin. Sipas policisë, në pronat e tyre janë gjetur dëshmi të pakontestueshme për përfshirjen e tyre në organizimin dhe kryerjen e sulmit.
Institucionet e Kosovës e kanë akuzuar vazhdiumisht Serbinë për mbështetjen e kryesve të sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, akuza këto që janë hedhur poshtë nga Beogradi zyrtar.
Perëndimi e ka dënuar ashpër sulmin dhe kanë bërë thirrje që rasti të ndriçohet sa më parë dhe përgjeëgjësit të nxirren para drejtësisë.
Pak ditë më parë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur se në hetimet lidhur me këtë sulm janë përfshirë edhe hetues të FBI-së.
(r.m.)