Sarajevë, 6 dhjetor 2024 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të premten me dy anëtarë të Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës në Sarajevë.
Në Presidencën e Bosnjës e Hercegovinës, ai zhvilloi takime të ndara me anëtarin kroat, Zhelko Komshiq dhe me atë boshnjak, Denis Beqiroviq.
Komshiq, pas takimit, ka treguar se kryeministrin Kurti e ka falënderuar për heqjen e njëanshme të vizave për shtetasit e Bosnjës e Hercegovinës që duan të udhëtojnë në Kosovë.
“Falënderoj kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për vendimin për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës. Vlerësojmë një hap të tillë të jashtëzakonshëm të njëanshëm dhe, për këtë arsye, të pazakontë. Ky veprim sigurisht do të kontribuojë në lidhjen më të mirë të qytetarëve të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Kosovës, si dhe në rritjen e shkëmbimeve të ndërsjella tregtare”, ka shkruar ai në Facebook.
Komshiq i ka shpërfillur kritikat e autoriteteve të Republikës Sërpska dhe nga rajoni lidhur me vizitën e Kurtit në Bosnjë e Hercegovinë.
“Për të ashtuquajturat kritika për vizitën e Kurtit dhe takimet që ai ka në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe të cilat vijnë nga ‘Republika Srpska’ dhe nga rajoni, dua të kujtoj se ‘Republika Srpaska’ nuk është subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe se nuk është përgjegjëse për lëshimin e vizave për të hyrë në Bosnje dhe Hercegovinë”, ka shkruar ai.
“Kritikat që vijnë nga vendet e rajonit i konsiderojmë si një provë tjetër të qartë të përpjekjeve për të mohuar sovranitetin e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe si presion ndaj organeve dhe institucioneve sovrane të vendit tonë në udhëheqjen e politikës së jashtme”, ka shtuar ai.
Në mbyllje të statusit, Komshiq ka theksuar se anëtarët e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës “nuk do ta pyesin Dodikun dhe askënd tjetër se me kë do të takohen dhe çfarë do të diskutojnë”.
“Anëtarët e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës natyrisht që nuk do ta pyesin Dodikun dhe askënd tjetër se me kë do të takohen dhe çfarë do të diskutojnë”, ka shkruar Komshiq.
Zyra e anëtarit boshnjak të Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Danis Beqiroviq, ka bërë të ditur se në takimin e tij me Kurtin është vënë theksi në bashkëpunimin rajonal.
“Gjatë bisedimeve u konstatua se të gjithë në Ballkanin Perëndimor duhet të punojnë për forcimin e bashkëpunimit rajonal, për paqe, stabilitet dhe marrëdhënie të mira fqinjësore”, thuhet në komunikatën e postuar në Facebook.
Beqiroviq ka qenë shumë kritik ndaj qëndrimit të autoriteteve të Repubikës Sërpska dhe ndaj propagandës së tyre, të cilat i ka krahasuar me “propagandën e Gebelsit”. Ai ka shprehur keqardhje që Bosnja e Hercegovina nuk e ka njohur shtetin e Kosovës për shkak të kundërshtimit nga anëtari serb në Presidencën trepalëshw të vendit.
“Sot nuk diskutohet për njohjen e Kosovës, sepse është e qartë për të gjithë se për një vendim të tillë duhet konsensus në Presidencën e Bosnje-Hercegovinës, njerëzit përgjegjës duhet të insistojnë gjithmonë në respektimin e parimeve të kushtetutës dhe ligjit, por edhe të ketë diskutime konstruktive për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga procesi i Berlinit dhe Hercegovina dhe përcakto me kë, ku dhe kur mund të flasin përgjithmonë”, citohet Beqiroviq.
Ai ka shprehur keqardhje që Bosnja e Hercegovina nuk e ka ratifikuar marrëveshjen për lëvizje të lirë, të nëshkruar në Procesin e Berlinit, për shkak të kundërshtimit të Republikës Sërpska.
Rëndësia e vendimit të Kosovës nga 1. është vënë re bashkërisht. Janar 2025. Leje të njëanshme të lëvizjes së lirë me letërnjoftime qytetarëve të Bosnje-Hercegovinës, me rastin e 10. përvjetorët e gjyqit të Berlinit.
Beqiroviq ka folur edhe për kundërshtimin e vizitës së Kurtit në Sarajevë nga Presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik. Ai ka kujtuar se vetë Dodik, kur ishte anëtar i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, i kishte dërguar ftesë zyrtare presidentit të atëhershëm të Kosovës Hashim Thaçi për të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Sarajevë.
Beqiroviq e ka falënderuar Kosovën për solidaritetin dhe mbështetjen e saj në promovimin e së vërtetës dhe drejtësisë për gjenocidin ndaj boshnjakëve, në Srebrenicë. Më 7 korrik 2021 Kuvendi i Kosovës e kishte miratuar një rezolutë që e dënon gjenocidin e kryer në Srebrenicë në korrik të vitit 1995.
Ai ka shprehur mirënjohjen e tij për ndihmën solidare të Kosovës për Bosnjën e Hercegovinën pas përmbytjeve katastrofike ët tetorit të këtij viti.
Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Sarajevë të enjten, më 5 dhjetor, me ftesë të Asociacionit i Intelektualëve të Pavarur “Krug 99”. Sot paasdite ai do të mbajë fjalën hyrëse një konferencë për raportet rajonale që organizohet nga kjo organizatë e shoqërisë civile.
Vizita e Kurtit në Sarajevë është kundërshtuar nga Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i cili ka thënë se kjo vizitë do ta ndërlikojë situatën në Bosnjë e Hercegovinë.
“Bosnja e Hercegovina nuk e ka njohur Kosovën. Ne nuk do të lejojmë që shqiptarët nga ky rajon të hyjnë me letërnjoftim”, citohet të ketë thënë Dodik.
Në shenjë proteste ndaj vizitës së Kurtit në Sarajevë, ministrat nga Republika Sërspa e bojkotuan mbledhjen e Qeverisë së Bosnjës e Hercegovinës, të enjten.
(r.m.)