Kurti takohet me Lajçakun në Bratisllavë, diskutojnë për dialogun

Bratisllavë, 3 qershor 2022 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, janë takuar të premten në Bratisllavë të Sllovakisë.

Takimi është realizuar pas Forumit “GLOBSEC 2022”, ku kanë marrë pjesë të dy.

Kabineti i kryeministrit të Kosovës njofton se Kurti e Lajçak kanë diskutuar për dialogun Kosovë – Serbi.

“Në takimin pas panelit të diskutimit, kryeministri Kurti dhe përfaqësuesi special i BE-së, Lajcak folën për mbarëvajtjen e deritanishme të takimeve, rëndësinë komunikimit të rregullt dhe qasjes konstruktive përgjatë tërë procesit”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, Lajçak ka thënë se takimi me Kurtin “ishte një mundësi e mirë për të vazhduar shkëmbimin tonë të rregullt mbi dialogun dhe rrugën përpara”.

(r.m.)