Kurti takoi Drejtorin Ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebre, Theodore Deutch

Mynih, 19 shkurt 2023 – Ditën e dytë të qëndrimit në Mynih të Gjermanisë, ku po merr pjesë në në Konferencën e Sigurisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me Drejtorin Ekzekutiv të Komitetit Amerikano-Hebre, dhe ish- kongresistin amerikan, Theodore Deutch.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës njoftoi se z. Kurti e njotoi z. Deutch për arritjet kryesore të qeverisë së tij në dy vitet e mandatit.

Në njoftim thuhet se kurti ka folur “për progresin ekonomik dhe demokratik, suksesin në luftimin e krimit dhe korrupsionit, përmirësimin në raportet ndërkombëtare dhe reformat në drejtësi dhe sundim të ligjit, që kanë ndikuar pozitivisht në përmirësimin e imazhit të vendit”.

“Në këtë kontekst, ai shtoi se Kosova ofron mundësi dhe mjedis të favorshëm për investitorë të huaj, duke ftuar kështu kompanitë izraelite që të eksplorojnë mundësitë për investime në Kosovë’, thuhet nënjoftim.

“Deutch e uroi kryeministrin Kurti dhe popullin e Kosovës për 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Ai u shpreh mirënjohës për marrëdhëniet dhe lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Izraelit. Si Komitet, ai tha se mbështesin Kosovën në synimet e saj dhe se janë të gatshëm dhe të vullnetshëm për bashkëpunim’, përfundon njoftimi i Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

 

(r.m.)