Uashington, 19 maj 2022 – Ditën e dytë të qëndrimit në Uashington, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me senatorët Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Thomas Tillis, në dy takime të veçanta.
Zyra e Kryeministrit njoftoi se z. Kurti e ka njoftuar senatorin Murphy për vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Rusisë, në përputhje me paketën e sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së.
Kurti ka folur edhe për takimet e tij me investitorë potencialë amerikanë, duke vënë theksin në mundësitë e investimeve në fushë të Teknologjisë së Informacionit.
Senatori Murphy ka thënë se vizita e kryeministrit Kurti në SHBA është rikujtim i marrëdhënieve të pathyeshme ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.
Ai e ka njoftuar kryeministrin Kurti për rritje të reputacionit të Kosovës në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe të interesimit të kompanive të këtij sektori për të investuar në Kosovë.
Pas takimit me senatorin Murphy, Kryeministri Kurti është takuar edhe me senatorët Jeanne Shaheen dhe Thom Tillis.
Në njoftimin e kabinetit të Kurtit thuhet se edhe në këtë takim është diskutuar për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për mundësitë e investimeve në Kosovë.
Kryeministri Kurti ka thënë se “luftimi i korrupsionit dhe reformat demokratike janë çelësi i zhvillimit ekonomik të Kosovës”.
https://twitter.com/albinkurti?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Eembeddedtimeline%7Ctwterm%5Eprofile%3Aalbinkurti%7Ctwgr%5EeyJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3NlbnNpdGl2ZV9tZWRpYV9pbnRlcnN0aXRpYWxfMTM5NjMiOnsiYnVja2V0IjoiaW50ZXJzdGl0aWFsIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9yZXN1bHRfbWlncmF0aW9uXzEzOTc5Ijp7ImJ1Y2tldCI6InR3ZWV0X3Jlc3VsdCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&ref_url=https%3A%2F%2Fkryeministri.rks-gov.net%2Fkryeministri-kurti-takohet-me-senatoret-jeanne-shaheen-dhe-thomas-tillis%2F
Always good to see @SenThomTillis and @SenatorShaheen, with whom we discussed our fight against crime and corruption, and Kosova's economic progress after one year in office. Democratic reforms are the key to economic success. pic.twitter.com/sNVP5nbTVP
— Albin Kurti (@albinkurti) May 19, 2022
Senatori Tillis i ka sugjeruar kryeministrit Kurti që të konsiderojë mundësitë e bashkëpunimit me shtetin e Karolinës së Veriut, që ka rritjen me të shpejtë të industrisë bioteknike.
Senatorja Shaheen dhe senatori Tillis e kanë vlerësuar rreshtimin e Kosovës në krah me botën demokratike në dënimin e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe strehimin e përkohshëm të afër 1500 qytetarëve afganë.
(r.m.)