Prishtinë, 21 gusht 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tashmë, ka udhëtuar për në Athinë, ku do të marrë pjesë në takiim joformal të liderëve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në 20 vjetorin e Samitit të Selanikut.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Kryeministri Kurti ka udhëtuar për në Athinë ku do të marrë pjesë në darkën e ftuar nga kryeministri grek, Mitsotakis me liderët e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në 20 vjetorin e Samitit të Selanikut”, ka thënë Kryeziu.
Të martën, kryeministri Kurti do të ketë takime dyppalëshe me kryeministrin grek, Mitsotakis, dhe me pjesëmarrës të tjerë.
Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA ka njoftuar se në darkën joformale të kryeministrit Mitsotakis do të marrin pjesë: Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Presideenti i Malit të Zi, Jakov Milatovi, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski, dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, Borjana Kristo.
Pjesëmarrjen në darkë e kanë kofirmuar edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Në darkë do të marrin pjesë edhe liderët e vendeve që janë anëtare të BE-së si kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, dhe i Rumanisë Ion-Marsel Ciolacu.
Nga vendet e rajonit, vetëm Shqipëria nuk do të ketë përfaqësues në këtë darkë, ku pritet të bisedohet për procesin e integrimit të veendeve të Ballkanit Pereëndimor në Bashkimin Evropian. Nikoqiri i takimit, Kryeministri Mtsotakis, e ka ftuar Presidentin Bajam Begaj, por kabineti i tij ka thënë se Presidenti nuk do të mund të shkojë në Athinë, për shkak të “agjendës së ngjeshur” të caktuar para se të arrinte ftesa e kryeminiistrit grek.
(r.m.)