Kurti: Vizionin për Asociacionin do ta konkretizoj kur të arrihet pajtimi për shtyllat e tij

Prishtinë, 8 qershor 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se draft-vizionin e tij për Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë do ta konkretizojë kur të ketë pajtueshmëri për shtyllat e këtij drafti.

“Unë këtë (draft-vizionin) mund të thelloj, por thellimi i kësaj nënkupton pajtueshmëri në parim. Pra, kur të pajtohemi në parim, përfshirë edhe ato shtyllat që ju i përmendët që unë i kam thënë, atëherë lirisht mund të thellojmë tekstin. Por, nuk mund të shkruajmë tekste alternative ndërmjet të cilave mund të gjendet një mesatare aritmetikore pa u pajtuar një herë në parim”, ka thënë Kurti të enjten, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri Kurti tha se draft-vizioni pwr Asociacionin e komunave me  shumicw serbe wshtw hartuar pas publikimit tw draftit tw hata nga Ekipi Menaxhues, sipastw cilit Asociacioni do tw ishte Republika Swrpska.

“Qeveria ime nuk është pajtuar me draftin e Ekipit Menaxhues, për shkak se ai draft imitonte në përmbajtje dhe formë Republikën Serbe të Bosnje dhe Hercegovinë. Rrjedhimisht, unë kam propozuar një draft-vizion për të zbatuar nenin 7 të Marrëveshjes Bazike dhe në lidhje me nenin 10, për të cilin nuk kam pranuar së pari aprovimin e palës tjetër – e cila nuk e pranoi fare dokumentin – e më pas edhe të Brukselit zyrtar, i cili vazhdon të konsiderojë këtë çështje të hapur. Tash e tutje mund të diskutojmë në kuadër të dialogut të Brukselit, pra është një çështje e hapur nga pikëpamja e Brukselit, për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes sipas vizionit tim të prezantuar në Bruksel, dhe i cili prezanton shkronjën dhe frymën e Kushtetutës së Republikës sonë, konsensusin transatlantik të vlerave të demokracisë liberale”, ka thwnw Kurti para deputetëve.

Në takimin e fundit në kuadrin e dialogut, më 2 maj, Kurti e kishte prezantuar një draft-vizion për rregullimin e çështjes së të drejtave të komunitetit serb në Kosovë. Në këtë draft-vizion nuk përmendet Asociacioni, por neni 7 i Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, me të cilën janë pajtuar edhe Kosova edhe Serbia, në Bruksel dhe në Ohër. Ky nen kërkon që palët të sigurojnë “një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit të komunitetit serb në Kosovë”.

Në draft-vizionin për Asociacionin që e ka prezantuar Kurti thuhet se statuti i Asociacionit duhet “t’ua ofrojë pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë mundësinë për të promovuar dhe mbrojtur interesat e veta përmes një kornize vetëmenaxhimi”.

Kryeministri i Kosovës i kabëërë këto komeente para se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të  njoftonte se ai ua ka dërguar një draft të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholcz. Sipas Ramës, nëharrtimin e atij drafti kanë marrë pjesë ekspertë europianë dhe amerikanë.

Rama ka thënë se hartimi i draftit është  bërë pa konsultime me autoritetet e Kosovës.

(r.m.)