Prishtinë, 21 mars 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar se para takimit të Ohrit, ai i kishte bërë Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një “ofertë”, e cila i ishte refuzuar.
Kurti, në një postim në Twitter, ka shkruar se Vuçiqi e kishte refuzuar “ofertën bujare” të tij për “vetëmenaxhim” të serbëve të Kosovës.
Kurti e ka quajtur Vuçiqin “Z. Nyet”, duke iu refreruar ish-ministrit të jashtëm të Bashkimit Sovjetik të periudhës së luftës së ftohtë, Andrei Gromiko, i cili e kishte deklaruar shumë shpesh veton sovjetike në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
“Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 marsit, presidenti i Serbisë e refuzoi ofertën time bujare të vetëmenaxhimit për serbët e Kosovës në një asociacion që unë do ta hartoja dhe propozoja. A është ai Dr. Jo apo Z. Nyet? E dimë që ai nuk është mjek”, ka shkruar Kurti.
After refusing to sign the Feb. 27 Agreement & before refusing again to sign it w/ the Mar. 18 Annex, Serbia's President declined my generous offer of self-management for 🇽🇰Serbs, in an association that I'd draft & propose. Is he Dr No or Mr Nyet? Well, we know he’s not a doctor.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 21, 2023
(r.m.)