Strasburg, 17 prill 2024 – Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e miratoi rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, në seancën plenare që u mbajt të martën, në Strasburg.
Rekomandim i miratua me 131 vota për, 29 vota kundër dhe 11 abstenime.
Prej 29 deputetëve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës, shtatë ishin nga Serbia, shtatë nga Spanja tre nga Hungaria, dy nga Bosnja e Hercegovina, dy nga Qiproja, dy nga Franca, një nga Mali i Zi, Greqia, Italia dhe Gjermania.
Lista e plotë të deputetëve që votuan kundër:
Harald WEYEL – Gjermani: Grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike;
Emmanuel FERNANDES – Francë: Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane;
Anne STAMBACH-TERRENOIR – Francë: Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane;
Branislav BORENOVIĆ (Bosnje dhe Herzegovina, EPP/CD);
Snježana NOVAKOVIĆ BURSAĆ – Bosnje dhe Hercegovina);
Maja VUKIĆEVIĆ – Mali i Zi: Anëtarë që nuk i përkasin një grupi politik;
Sergio GUTIÉRREZ PRIETO – Spanjë: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve;
María FERNÁNDEZ – Spanjë: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve;
Carmen LEYTE – Spanjë: Grupi i Partisë Popullore Evropiane;
Antonio GUTIÉRREZ LIMONES – Spanjë: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve;
Pablo HISPÁN – Spanjë: Grupi i Partisë Popullore Evropiane;
Gonzalo ROBLES – Spanjë: Grupi i Partisë Popullore Evropiane;
José María SÁNCHEZ GARCÍA – Spanjë: Grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike;
Jelena MILOŠEVIĆ – Serbia: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve;
Aleksandar MIRKOVIĆ – Serbia: Grupi i Partisë Popullore Evropiane;
Đorđe STANKOVIĆ – Serbia: Anëtarë që nuk i përkasin një grupi politik;
Biljana PANTIĆ PILJA – Serbia: Grupi i Partisë Popullore Evropiane;
Vladimir ĐORĐEVIĆ – Serbia: Anëtarë që nuk i përkasin një grupi politik;
Elvira KOVÁCS – Serbia: Grupi i Partisë Popullore Evropiane;
Dunja SIMONOVIĆ BRATIĆ – Serbia: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve;
László TOROCZKAI – Hungari: Anëtarë që nuk i përkasin një grupi politik;
Zoltán BÓNA – Hugari: Grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike;
Zsolt NÉMETH – Asambleja Kombëtare e Hungarisë;
Dimitri COIN – Itali: Grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike;
Nina KASIMATI – Greqi: Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane;
George LOUCAIDES – Qipro: Grupi i të Majtës së Bashkuar Evropiane;
Christiana EROTOKRITOU – Qipro: Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve;
Vendimi përfundimtar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do të merret nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm, në mbledhjen e paralajmëruar për 16 maj.
(r.m.)