Kush votoi për dhe kush kundër anëtarësimit të Kosovës në KE?

Strasburg, 24 prill 2023 – Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës (KE), e ka miratuar të hënën kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.

Ambassadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, njoftoi se ky vendim është marrë me 33 vota për, 7 vota kundër dhe 5 abstenime, ndërsa një vend nuk ka votuar fare.

Ambasadori Bajrami zbuloi edhe si kanë votuar shtetet anëtare të Këshillit të Evropës. Befasuese është votimi kundër i Hungarisë, e cila e ka njohur shtetin e Kosovës. Greqia dhe Sllovakia, dy prej pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kanë abstenuar, ndërsa tri të tjerat (Spanja, Rumania dhe Qiproja) kanë votuar kundër.

Vetëkuptohet që Serbia ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Përveç saj, kundër kanë votuar edhe Gjeorgjia e Azerbajxhani.

Pro anëtarësimit të Kosovës kanë votuar: Shqipëria, Andorra, Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Islanda, Irlanda, Italia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Monako, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, San Marino, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Kundër anëtarësimit të Kosovës kanë votuar: Hungaria, Spanja, Rumania, Qipro, Gjeorgjia, Azerbajxhani dhe Serbia.

Kanë abstenuar: Greqia, Sllovakia, Ukraina, Moldavia dhe Bosnja e Hercegovina.

Armenia nuk ka marrë pjesë fare në votim.

(r.m.)