Tiranë, 6 nëntor 2024 – Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari, e cila është partnere e deputetit Enkelejd Alibeaj.
Në kërkesën e Berishës, e cila u dorëzua në Gjykatën Kushtetuese në muajn tetor thuhet se gjyqtarja Marsida Xhaferllari s’mund të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes së kompleksit sportive “Partizani” sepse ajo është në konflikt interesi, për shkak se është partnere e Alibeajt, i cili është kundërshtar politik i Berishës.
Ish-kreu i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, është i vetmi deputet nga radhët e opozitës që mori pjesë në Këshillin e Mandateve të Kuvendit të Shqipërsë dhe votoi për heqjen e mandatit të deputetit për Sali Berishën, gjë që u kërkua nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit, SPAK. Ai u ankua ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës që ia njohu Berishës të drejtën e emrit dhe vulës së Partisë Demokratike.
“Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”, thuhej në kërkesën e Berishës.
(r.m.)