Kuvendet e Kosovës dhe Shqipërisë mbajnë mbledhje të përbashkët të dielën

Prishtinë, 25 nëntor 2022 – Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se të dielën, më 27 nëntor, do të mbahet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Mbledhja do të mbahet në Kuvendin e Shqipërisë në Tiranë, duke filluar nga ora 10:00.

“Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe me fjalimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në njoftim.

(r.m.)