Kuvendi i Kosovës i ratifikoi dy marrëveshje me Shqipërinë

Prishtinë, 24 shkurt 2022 – Kuvendi i Kosovës i miratoi të enjten dy marrëveshje të nënshkruara mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

Me 82 vota u miratua ligji për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore dhe ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për zbatimin e lehtësirave doganore dhe të kontrollit të mallrave në hyrje-dalje midis dy vendeve.

Të dy projektligjet janë votuar nga deputetët e partive në pushtet dhe partive opozitare.

Deputetët e Listës Serbe nuk morën pjesë në votim.

(r.m.)