Presidenti Ilir Meta e dekretoi në 1 shtator thirrjen e seancës hapëse të Kuvendit për Legjislaturën X
Knid Ndrenika
Kuvendi i i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri mblidhet të premten në 10 shtator me seancën konstituive prej orës 10 paradite.
Për shkak të masave parandaluese kundër përhapjes së COVID-19 gazetarët do të qëndrojnë në oborrin e ndërtesës së seancave pleare dhe transmetimi televizv mundësohet nga sinjali i RTVSH-së, nga fejsbuku dhe faqja e Kuvendit.
Sipas Rregullores së Kuvendit seancën e parë e udhëheq deputeti më i vjetër në moshë mes 140 të zgjedhurve, që është 79-vjeçarja e lindur në 2 tetor 1942, Luljeta Bozo nga Partia Socialiste.
Në këtë seancë mblidhet edhe Komisioni për Verifikimin e Mandateve dhe betimit të deputetëve.
Më pas, pritet që të thirret po në 10 shtator, seanca e dytë për votimin e kryetarit të ri të Kuvendit me fillim nga ora 17:00.
Propozimi i kryetarit të të Kuvendit bëhet nga të paktën 15 deputetë, mirëpo kjo është fiktive pasi Partia Socialiste i ka numrat e nevojshëm për ta zgejdhur të përcaktuarën Lindita Nikolla.
Presidenti Ilir Meta e dekretoi në 1 shtator thirrjen e seancës hapëse të Kuvendit për Legjislaturën X.
Partia Socialiste fitoi në 25 prill zgjedhjet e përgjithshme, përkatësisht mandatin e tretë me radhë që nga viti 2013.
Socialistët e kryeministrit Edi Rama fituan 74 deputetë, Partia Demokratike opozitare e kryetarit Lulzim Basha me “Aleancën për Ndryshim” 59, Partia Socialdemokrate e kryetarit Tom Doshi të dorëhequr 3, Lëvizja Socialiste për Integrim e ish-presidentit Meta, sot me kryetare Monika Kryemadhin 4 deputetë.