Kuvendi i Serbisë e shkarkoi ministrin që kërkoi vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Beograd, 11 korrik 2023 – Kuvendi i Serbisë ka votuar të martën për shkarkimin e ministrit të Ekonomisë, Radeta Basta, i cili ka avokuar për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Shkarkimi i tij u bë me propozim të Kryeministres Ana Bërnabiq.

Radeta Basta kishte deklaruar se Serbia po paguan çmim të lartë për shkak se nuk po vendos sanksione ndaj Rusisë.

Serbia është një nga shtetet e pakta në Evropë që ende nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Basta ishte zgjedhur ministër i Ekonomisë si pjesëtar i koalicionit të Partisë Socialiste të Serbisë, kryetari i së cilës është ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq. Në këtë koalicion bën pjesë edhe partia Serbia e Bashkuar.

Më 20 qershor, Basta njoftoi se e kishte regjistruar subjektin e ri politik Lëvizja Rruga Evropiane (PEP). Ai tha se kjo lëvizje do të shndërrohet shumë shpejt në parti politike dhe do të garojë në zgjedhjet e të gjitha niveleve.

(r.m.)