Është pothuajse muaji i katërt që Kuvendi i Malit të Zi nuk ka miratuar asnjë ligj të vetëm, ndërsa 67 akte presin në sirtarët për miratim.
Është e sigurt se ky numër do të jetë edhe më i madh pasi nuk dihet se kur do të caktohet seanca e parë e rregullt e seancës vjeshtore të Kuvendit.
Arsyeja për këtë është se Kuvendi bojkotohet nga partia më e madhe në pushtet, Fronti Demokratik, që nga mesi i qershorit.
Kolegët e tyre nga mazhoranca parlamentare nuk e fshehin se janë të shqetësuar se nuk po bëjnë atë për të cilën janë zgjedhur, e atë për të miratuar ligje që janë në interes të të gjithë qytetarëve.
Nga ana tjetër, opozita vlerëson se parlamenti jofunksional është dëshmi se Mali i Zi është bërë peng i mosmarrëveshjeve mes mazhorancës qeverisëse dhe kryeministrit Zdravko Krivokapiq.
Pasojat më të mëdha në këtë mes po i vuajnë qytetarët.
tvteuta.com