Qazim Laçi iu përgjigj gazetarëve,para ndeshjeve me Anglinë dhe Andorrën për kampionatin botëror “Katar 2022” më 12 nëntor dhe 15 nëntor
Gjendja fizike – Ndihem shumë mirë tani. Kisha një dëmtim, e kalova shpejt. Jam shumë i motivuar që erdha këtu dhe ndihem çdo herë krenar që vij me ekipin Kombëtar. Dhe po pres me shumë shpirt e zemër për ndeshjet.
Reparti i mesfushës – Besoj nga e gjithë ana taktike, do të rregullojmë dhe do të punojmë si në mbrojtje, si në mesfushë, si në sulm pasi kemi kundërshtar që do të jetë shumë i fortë. Do të punojmë shumë mirë në këto dy-tre ditë dhe do të japim maksimumin për të marrë një rezultat pozitiv.
Anglia? – Të luash me ekipin e Anglisë, do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe e vështirë, por edhe ne do të përgatitemi shumë mirë, të marrim një rezultat dhe e kemi treguar veten tonë në të gjitha ndeshjet që kemi bërë, të vazhdojmë të japim maksimumin në këto dy ndeshje. Do jetë hera e parë që do të luaj në një stadium të tillë si Uembli. Kur vij me Kombëtaren emocionet janë të forta dhe jemi shumë të lumtur kur jemi këtu.
Konkurrencë në ekip? – Trajneri i bën zgjedhjet dhe jep formacionin. Konkurrenca e ekipit në këtë nivel që kemi arritur dhe me këtë kombëtare që kemi tani është shumë e madhe, është rritur konkurrenca mes nesh dhe kjo është diçka e mirë për ne. Në skema të ndryshme të trajnerit, lojtarët janë përshtatur.
Ndeshja ndaj Anglisë? – Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe po përgatitemi. Do të kemi një kundërshtar që ishte finalist në EURO 2020 dhe po përgatitemi mentalisht dhe fizikisht për të bërë ndeshjen më të mirë. Do të japim maksimumin dhe të shpresojmë për rezultat.FSHF