Prishtinë, 26 nëntor 2021 – Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, është takuar të premten në Prishtinë me përfaqësues të KFOR-it dhe të EULEX-it.
Lajçak, në një postim në Twitter, ka bërë të ditur se në këtë takim është biseduar për situatën e sigurisë dhe për zhvillimet e fundit në Kosovë.
“Pata disktuim shumë të mirë me EULEX-in dhe KFOR-in për situatën e sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Kosovë”, ka shkruar Lajcak.
Had a very good exchange with @EULEXKosovo and @NATO_KFOR about the security situation and latest developments in Kosovo. pic.twitter.com/r2ZC2ibwgg
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 26, 2021
Lajçak arriti nëKosovë të enjten. Ai pati takime të veçanta me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me Kryeministrin Albin Kurti.
Në mbrëmje kapasur një darkë të përbashkët me zëvendës-kryeministrin Besnik Bislimi, i cili është i ngarguar për negociata me Serbinë.
Lajçak ka thënë se Bashkimi Evropian pret progres në bisedimet për normalizimin emarrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, ndërsa Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë thënë se procesi i dialogut duhet të përmbyllet menjohjen e ndërsjellë të dy shteteve.
(r.m.)