Bruksel, 11 nëntor 2024 – I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se në javën e ardhshme do të diskutojë në Zvicër për takimin e fundit të kryenegociatorëve të të dy vendeve Ai ka thënë se në focus do të jetë dakordimi i arritur mes dy palëve.
“Për t’u kthyer në fushën time kryesore të punës, do ta nis javën në Gjenevë të Zvicrës me diskutime të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Kjo javë gjithashtu do të fokusohet plotësisht në ndjekjen e asaj që u ra dakord gjatë takimit tonë të fundit të kryenegociatorëve”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Facebook.
Më 24 tetor është mbajtur takimi i fundit i kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar. Petkoviq, me ndërmjetësimin e Lajçakut.
Pas takimit, i dërguari i Bashkimit Evropian kishte deklaruar se në këtë takim ishrte bërë përparim në disa pika.
(r.m.)