Lajçak do të shkojë në Beograd, për përgatitjen e raundit të ri të dialogut Kosovë-Serbi

Bruksel, 9 shtator 2024 – I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka njoftuar se së shpejti do të shklojë në Beograd, për të diskutuar për takimin e radhës të kryenegociatëve të Kosovë dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Lajçak nuk ka treguar se kur do të shkojë në Beograd, por ka bërë një përmbledhje të aktiviteteve të tij të javës së kaluar. Ndër të tjera, ai ka njoftuar për vizitën e tij në Prishtinë, ku ka biseduar me zëvendëskryeministrin dhe kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, për përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel.

“Biseduam për zhvillimet e fundit, për agjendën e takimit të radhës dhe për qasjet ndaj disa çështjeve aktuale, si edhe për hapat e ardhshëm në zbatimin e marrëveshjes në rrugën e normalizimit”, ka shkruar Lajçak.

Ai ka treguar se në ditët në vijim do të udhëtojë për në Serbi, po për të përgatitur takimin e radhës në kuadër të dialogut.

Lajçak ka kujtuar se gjatë qëndrimit në Prishtinë ka diskutuar për ngjarjet e kësaj vere bë Kosovë, për agjendën e takimit të ardhshëm të kryenegociatorëve, për qëndrimet e palëve rreth zhvillimeve aktuale si për hapat e ardhshëm për zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

(r.m.)