Lajçak e Bislimi biseduan për aneksin e implementimit të propozimit evropian

Bruksel, 28 shkurt 2023 – Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar të martën me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Lajçak, në një postim në Twitter, ka bërë të ditur se me Bislimin kanë biseduar për rëndësinë e arritjes së një pajtimi për aneksin e implementimit të propozimit evropian, që do të garantonte që çdo gjë që është dakorduar në dialog të implementohet.

“Mezi pres vizitën time në Kosovë së shpejti për të diskutuar modalitetet e implementimit. Kam theksuar rëndësinë e dakordimit për aneksin e implementimit për të garantuar se çdo gjë që është dakorduar të zbatohet”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

(r.m.)