Lajçak e Von Cramon diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Bruksel, 28 shtator 2022 – Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar sot me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

Lajçak në një postim në “Twitter” e ka vlerësuar takimin me Von Cramon si të rëndësishëm për ecurinë e  dialogut Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se nga zonja Von Camon ka  marrë informacion për punën e Parlamentit Evropian dhe për angazhimin e saj në rajon.

“Më vjen mirë që sot u takuam me Viola von Cramon, në një nga shkëmbimet tona të rregullta! Diskutuam zhvillimet e fundit në Ballkan dhe gjendjen e tanishme në dialogun e lehtësuar nga EU. Gjithmonë është mirë për të marrë informata nga dora e parë për punën e PE dhe angazhimin e saj në rajon”, ka shkruar Lajçak.

(r.m.)