Lajçak: Ende ka nevojë për konsultime lidhur me zbatimin e marëveshjes së Brukselit

Bruksel, 18 dhjetor 2023 – Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur mbi zhvillimet e fundit në procesin e dialogut.

Në një postim në Facebook, ai i ka përmbledhur takimet e fundit me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin. Ai i ka cisësuan si “produktive” këto takime, due theksuar se ende ka nevojë për diskutime lidhur me statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe me zbatimin e Marëveshjes së Brukselit.

“Ne ramë dakord për hapat e ardhshëm në proces. Ndërsa diskutimet me të dy negociatorët ishin produktive, konsultimet e mëtejshme në periudhën e ardhshme do të jenë të nevojshme”, ka shkruar diplomati sllovak.

“Me Krishtlindjet afër, javët e fundit të vitit në Bruksel janë veçanërisht të ngarkuara. Të hënën mirëprita në Bruksel kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq. Diskutimet tona mbuluan një sërë temash, duke përfshirë draft-statutin e BE-së për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, hapat e nevojshëm për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe obligime të tjera të mbetura në pritje.

Të mërkurën, zhvillova një video-konferencë me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, duke diskutuar në mënyrë të detajuar për një listë gjithëpërfshirëse të çështjeve të dialogut. Ne ramë dakord për hapat e ardhshëm në proces.

Ndërsa diskutimet me të dy negociatorët ishin produktive, konsultimet e mëtejshme në periudhën e ardhshme do të jenë të nevojshme”, ka shkurar Lajçak.

(r.m.)