Lajçak: Me Cholletin e Escobarin kemi pikëpamje të njëjta për situatën në Ballkanin Perëndimor

Nju Jork, 19 shtator 2023 – I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pasur mbrëmë një darkë pune me Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçak, në një postim në Titter, ka shkrua se ai dhe zyrtarët amerikanë kanë pikëpamje të njëjta rreth situatës në Ballkanin Perëndimor.

“Kisha një darkë me miq të mirë në Nju Jork, Këshilltarin e DASH Derek Chollet dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin Gabriel Escobar. Gjithmonë është me interes të rikonfirmojmë se ne ndajmë të njëjtat pikëpamje për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe jemi në të njëjtën linjë në lidhje me rrugën përpara…”, ka shkruar Lajçak.

Të hënën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kritikoi ashpër Lajçakun për pozicionin e tij në takimin trepalësh në Bruksel.

Sipas Kurtit, Lajçak ka paraqitur në takim propozimin e Beogradit për zbatimin e Marrëveshjes Bazike për normalizim të raporteve mes Kosovës e Serbisë. Sipas propozimit të Serbisë, së pari Kosova duhet të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe e pastaj të diskutohet për pikat tjera të marrëveshjes.

(r.m.)