Lajçak: Me zëvendëskryeministrin Bislimin diskutuam për zbatimin e plotë të Marrëveshjes

Vjenë, 10 tetor 2024 – I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se të enjten në Vjenë është takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, në kuadër të përgatitjeve për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë.

Lajçak ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Diskutim i mirë dhe i dobishëm me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në përgatitje të takimit të ardhshëm mes kryenegociatorëve sot në Vjenë. Diskutuam në detaje për zbatimin e plotë të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar Lajçak në platformën X.

(r.m.)