Lajçak: Ne nuk negociojmë sipas parimit “merre ose lëre”

Bruksel, 26 tetor 2023 – I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, para fillimit të takimeve me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se propozimi i BE-së që u është dorëzuar palëve nuk është i tipit “merre ose lëre”.

“Ne nuk negociojme më mënyrën “merre ose lëre”. Për këtë duhet të ketë pajtim mes dy palëve të cilat jemi duke i ndihmuar”, ka thënë Lajçak për televizionin “Kanal10”.

Emisari i BE-së ka thënë se nga takimet e sotme me Kurtin dhe Vuçiqiin në Bruksel ka pritshmëri të lata.

“Kam pritshmëri të larta. Besoj se do të vazhdojmë përpara”, ka thënë Lajçak.

(r.m.)