Lajçak në Romë, flet për dialogun Kosovë-Serbi

Romë, 18 nëntor 2021 – Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron për vizitë në Itali ku është takuar ne nënsekretarin italian të shtetit Benedetto Della Vedovam.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi.

“Në Romë, pata kënaqësinë të diskutoj me nënsekretarin italian të shtetit Benedetto Della Vedovam, lidhur me zhvillimet e fundit në Ballkan. E përditësova për gjendjen aktuale të dialogut dhe hapat që kemi përpara. Faleminderit Italisë për mbështetjen e saj të madhe për punën time dhe integrimin e rajonit në BE”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

(Telegrafi.com)