Lajçak: Në takim me Vuçiqin theksova nevojën për progres urgjent në zbatimin e marrëveshjes

Mostar (Bosnjë e Hercegovinë), 16 prill 2024 – Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovԯ – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, në Mostar të Bosnje e Hercegovinës, të martën.

Diplomati sllovak, në një postim në rrjetet sociale, ka bërë të ditue se në takim është biseduar për  procesin e dialogut dhe për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve të dy vendeve.

Lajçak ka thënë se gjatë takimit e ka theksuar nevojën për progres urgjent në procesin e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë, të arritur në Bruksel.

“Në Mostar fola edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për hapat e ardhshëm në dialog dhe për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve, si edhe për zhvillimet rajonale. Theksova nevojën për progres urgjent në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar Lajçak në platformën X.

https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1780247175751991503?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1780247175751991503%7Ctwgr%5Eec116a1e4343889932ff98ac9e4fe2ae33873a7e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Flajcak-pas-takimit-vuciqin-theksova-nevojen-per-progres-urgjent-ne-zbatimin-e-marreveshjes%2F

(r.m.)