Sarajevë, 17 dhjetor 2021 – Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, e ka renditur normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë si njërën ndër katër sfidat më të mëdha për integrimin e shteteve të Ballkanit në BE.
“I shoh katër sfida. Më urgjentja është për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë që të nisin bisedimet për pranim në BE sa më shpejt që të jetë e mundshme. Problemi më serioz është kriza në Bosnjë e Hercegovinë. Sfida më e rëndësishme strategjike është normalizimi i raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, sepse s’është për vetëm këto dy vende, sepse serbët e shqiptarët jetojnë në çdo shtet të Ballkanit dhe raportet mes Serbisë e Kosovës ndikojnë në bashkëpunimin rajonal, andaj zgjidhja e kësaj situate ka rëndësi të madhe strategjike. Dhe sfida që mendoj se është më fondamentale është çështja se çka do të jetë në të ardhmen Ballkani”, ka thënë Lajçak, në një intervistë për mediumin boshnjak “BUKA”.
Lajçak e ka cilësuar dialogun Kosovë – Serbi si çështje shumë të ndjeshme. Ai ka theksuar se dialogu s’ka alternativë për progres në rrugën evropiane të të dyja vendeve. Njëkohësisht, është shprehur optimist për të ardhmen.
“Dialogu s’është i lehtë, por ekziston mundësia dhe besoj se do të shohim rezultate konkrete shumë shpejt. Eskalimi s’është në interes të asnjërës palë. Komuniteti ndërkombëtar është i qartë kur thotë se për dialogun s’ka alternativë dhe se s’ka devijime”, ka thënë Lajçaku.
Lajçak ka thënë se Bashkimi Evropian ndan të njëjtin vizion për Ballkanin me administratën e Joe Bidenit. Ai ka thënë se bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, përcjellin mesazhin se për Ballkanin s’ka asnjë agjendë tjetër pos asaj evropiane.
Kosova dhe Serbia s’kanë pasur asnjë takim të nivelit të lartë në Bruksel që nga muaji korrik. Dialogu është bllokuar psër shkak të mosmarrëveshjeve midis palëve lidhur me marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
(r.m.)
E Kuptueshme, e qart, e drejte qe, Serbija, se pari te kerkon te falur per krimet e kryera qellimisht e me plane strategjmik qeveritar,ushtarak e kombetar kreu vitin 1998-99 ne Kosove, te kompenzon demet per varsjet,plagosjet,ndjekjet e dhunshem,burgosjet, dhunimet,kalljet,shkaterrime e vjedhjet gjate kesaj kohe lufte ne Kosove. Te pajtohet per reciprocitetin e pergjihshem, e vecanarisht, te kryhet njohja reciproke ndershteterore Kosove-Serbi.Pastaj mund te fillon dialogu per fusha e lemi te tjera politike,ekonomike e marredhenie ndershteteore.