Alpbach (Austri), 28 gusht 2023 – Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar në Alpbach të Austrisë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Lajçak në platformën “X” mori pjesë në Forumin Evropian të Alpbachut, ku mori pjesë edhe Osmani.
“Filloi stina e vjeshtës me dy ditë të bisedave të pasura se çfarë do të thotë për Evropën të jetë e guximshme. Ishte mirë të diskutojmë me ekspertë, kolegë, miq dhe më e rëndësishmja me të rinjtë tanë në Forumlin Evropian të Alpbachut këtë vit”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.
Në një postim tjetër në Facebook, të dielën mbrëma, Lajçak ka bërë të ditur se këtë javë do të ketë takime me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Ndërsa ritmi në Bruksel u ngadalësua gjatë verës, sfidat në Ballkanin Perëndimor nuk u zhdukën. Një fushë e veçantë që ka mbetur lart në agjendën time është situata në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak.
Lajçak ka treguar se në Bruksel është takuar me zëvendësndihmës sekretarin amerikan Gabriel Escobar për të diskutuar për çështjen e dialogut.
“Unë do të udhëtoj në Alpbach, Bled dhe Beograd, ku do të takohem me kryeministrin Kurti dhe me presidentin Vuçiq, si edhe me një numër të partnerëve, miqve dhe ekspertëve për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe politika globale”, ka shkruar Lajçak.
Started the autumn season with two days of enriching conversations about what does it mean for Europe to be bold. Good to discuss with experts, colleagues, friends and most importantly our youth at this year’s @forumalpbach. #EFA23 pic.twitter.com/zQmdhTYehE
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 28, 2023
(r.m.)