Bruksel, 24 tetor 2024 – Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se në takimin e të enjtes në Bruksel është biseduar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Ai ka thënë se është diskutuar edhe për një sërë çështjesh së rëndësishme nga marrëveshjet e kaluara dhe janë dakorduar për hapat e ardhshëm.
Të enjten u zhvillua raundi i radhës i dialogut Kosovë – Serbi në nivel të kryenegociatorëve.
“Mirëprita sot në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Folëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila ende s’ka filluar në thelb. Ne diskutuam gjithashtu për një sërë çështjesh së rëndësishme që rrjedhin nga marrëveshjet e kaluara dhe u dakorduam për hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.
(r.m.)