Lajçak takon Kurtin në Vjenë: Diskutuam për rrugën përpara në dialog

Vjenë, 22 nëntor 2021 – Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar në Vjenë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Diplomati sllovak, në një postim në Twitter, ka bërë të ditur se në këtë takim kapasur, siç është shprehur, “një diskutim të thellë” për procesin e dialogut.

“Sot në Vjenë pata një diskutim të thellë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për gjendjen aktuale dhe rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Lajçak.

Kryeministri Kurti gjendet në një vizitë dy-ditore në Austri, ku pritet të takohet me kancelarin Alexander Schallenberg.

Të hënën, Kurti ka marrë pjesë në debatin “Kosova: Një rreze shprese për demokraci në Evropën Juglindore?”.

(r.m.)