Bruksel, 30shtator 2021 – Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se uniteti BE-SHBA është çelës i suksesit për Ballkanin Perëndimor, pas arritjes së marrëveshjes për targat.
Lajçak, përmes një postimi në Twitter, e ka falënderuar zëvendës-ndihmësin e sekretarit amerikan tëShtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, për angazhimin e tij në bisedimet për arritjen e marrëveshjes midis Kosovës e Serbisë për targat e automjeteve, e cila pritet të ndikojë në shtendosjen e situatës në veri të Kosovës.
“E falënderoj Byron e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike dhe zëvendës-ndihmësin e sekretarit amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, të cilët kaluan ditët e fundit në Bruksel, në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Uniteti BE-SHBA është çelësi i suksesit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak.
I thank @StateEUR and DAS Escobar, who spent the last days in Brussels, in support of the EU-facilitated Dialogue. EU-US unity is key for success in the Western Balkans. pic.twitter.com/1qBMJCFQSC
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 30, 2021