Lamtumirë bashkatdhetarit tonë të nderuar, Ukë Gjonbalaj

Sot, në datën 25 nëntor 2023, ndërroi jetë veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar në SHBA, Ukë Gjonbalaj, 62 vjeç.

Lajmin e dha familja e tij bashkë me informacionin për funeralin që mund ta gjeni këtu më poshtë.

“Vdekja e parakohshme e Ukẽs e tronditi familjen të afërmit dhe të gjithë që e njohen tashme  te ndjerin, që shquhej për virtyte të larta intelektuale dhe  aktivist i dalluar i komunitetit shqiptaro-amerikan”, thuhet në njoftimin e familjes.

Botuesi i gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami, shprehu me këtë rast ngushëllimet për humbjen e veprimtarit të dalluar të komunitetit tonë:

“E mora me pikëllim lajmin për lagimin nga jeta të Ukë Gjonbalajt. E kam njohur për rreth 30 vitesh dhe takoheshim në aktivitete për Kosovën ku ai nuk mungoi asnjëherë.

Ishte një lexues i rregullt i gazetës “Illyria” dhe e admironte punën e saj.

Në emrin e familjes ime dhe redaksisë së gazetës “Illyria” i shpreh gjithë familjes të së ndjerit, njerëzve të afërt dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta.”

LAJM MORTOR NGA FAMILJA GJONBALAJ

Me pikëllim të thellë, njoftojmë komunitetin, miqtë, shokët dhe dashamirët se sot, më datën 25 Nẽntor 2023, në New York si rrjedhojë e një sëmundje të rëndë ndërroi jetë më i dashuri ynẽ

UKĚ (ALI) GJONBALAJ

1 Janar 1961- 25 Nẽntor 2023

Funerali për më të dashurin tonë do të jetë nesẽr më 26 Nẽntor 2023, duke filluar nga ora 1:00 PM deri nẽ 7:00 PM.

Adresa  e funeralit:

184 Canal street,

Staten Island, NY.

VARRIMI

Do të bëhet

Të Hënën në Ora 11:30AM, nẽ:

Jersey Garden Memorial

Adresa: 13 Conover Road, Millstone New Jersey

Vdekja e parakohshme e Ukẽs e tronditi familjen të afërmit dhe të gjithë që e njohen tashme  te ndjerin, që shquhej për virtyte të larta intelektuale dhe  aktivist i dalluar i komunitetit shqiptaro-amerikan .

Të pikëlluar: bashkëshortja Sebahati, djemtẽ Hartini dhe Loriku, motrat: Kadirja, Ajshja dhe Hyrija me familje, nipat dhe mbesat, tẽ afẽrmit si dhe tẽrẽ vẽllazẽria GJONBALAJ.