Lajmi se u nda nga jeta ish-Presidenti Bujar Nishani është tronditës sepse humbëm një mik të mirë. Shqipëria humbi një burrështetas të vërtetë, kombi shqiptar një udhëheqës serioz dhe familja njeriun e saj më të dashur.
Ishte një largim para kohe, në moshë të re, i një njeriu që kishte ende shumë për të dhënë.
Do ta kujtojmë gjithmonë për punën e tij të jashtëzakonshme si President i Shqipërisë, ku e prezantoi vendin e tij në botë me dinjitet dhe mbrjti demokracinë shqiptare nga abuzimet qeveritare.
Do të jemi gjithmonë mirënjohës për dekorimet me të cilat na nderoi, duke na frymëzuar që të punojmë edhe më shumë për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.
I shprehim në veçanti ngushellimet bashkëshortes dhe fëmijëve.
I përjetshëm qoftë kujtimi i ish-Presidentit Bujar Nishani!
Harry dhe Lisa Bajraktari
New York