Paris, 30 korrik 2024 – Xhudistja kosovare Laura Fazliu e ka arritur suksesin e saj më të madsh në karrierën e sa. Të marten ajo e ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Laura e nisi garën nga rrethi i dytë, pasi rrethin e parë e ka kaluar sepse ishte lart në ranglistë.
Në rrethin e dytë ajo u përball me kinezen Jing Tang, të cilën e mposhti pasi ajo mori tre shidove.
Në xhiron çerekfinale, Laura pësoi humbje nga xhudistja franceze Clarisse Agbegnenou, e cila fitoi me Ippon.
Në repesazh, Laura triumfoi ndaj kanadezes Catherine Beauchemin-Pinard, të cilën e mposhti pas tri gabimeve të saj.
Në duelin final për medaljen e bronztë, Laura u përball me kroaten Katarina Kristo, të cilën e mposhti në kohën shtesë “Golden Score”, pas tri gabimeve.
Kjo është medalja e parë olimpike e Laura Fazliut dhe medalja e dytë e Kosovës në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. Kosovës ia solli medaljen e parë xhudistja Distria Krasniqi, e cila e fitoi medaljen e argjendtë.
Dy xhudistët tjerë të Kosovës nuk e arritën suksesin e pritur në “Parisi 2024”. Nora Gjakova, e cila garoi e lënduar, u eleminua në xhiron e parë, ndërsa Akil Gjakova u eleminua në repesazh për medaljen e bronztë.
Boksierja Donjeta Sadiku u eleminua në xhiron e dytë nga nënpamp[ionja e botës, me vendim të ndarë të referëve, 3:2.
(r.m.)