Lavrov e akuzon Perëndimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Moskë, 29 gusht 2022 – Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, ka thënë se Perëndimi e ka njohur ilegalisht pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për kanalin televiziv “Zvezda”, Lavrov ka thënë se Perëndimi, në përpjekje për të ruajtur dominimin, po e shkel të drejtën ndërkombëtare dhe po e imponon një “rend botëror të bazuar në rregulla” për të gjithë.

“Kur është e nevojshme, ai (Perëndimi) është i gatshëm të njohë pavarësinë, të shpallur në mënyrë jolegjitime, pa asnjë referendum dhe në mënyrë të njëanshme (siç ishte rasti me Kosovën). Kur kjo nuk është e nevojshme, e shpall të paligjshëm referendumin në Krime, i cili u ndoq nga përfaqësues të shumtë të shoqërisë civile të vendeve perëndimore e të tjera”, ka thënëai.

Lavrov ka threksuar se Perëndimi po përpiqet t’i detyrojë të gjitha vendet e botës që të ndryshojnë mendimin e tyre për Rusinë.

“I përulin deri në gjunjë me metodat më brutale. Ata as nuk kanë turp nga deklaratat publike se nëse dikush nuk i bindet nuk do të jetë i mirë”, ka thënë Lavrov.

(r.m.)