Lavrov: Rusia e mbështet “Ballkanin e Hapur”, NATO e BE-ja nuk e duan atë

Moskë, 6 qershor 2022 – Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, i ka akuzuar Bashkimin Evropian dhe NATO-n për mbylljen e hapësirës ajrore të Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi për aeroplanin me të cilin ai do të udhëtonte të hënën në Beograd.

Në një konferencë pë rmedie, të hënën, në Moskë, Lavrov ka thënë se BE dhe NATO nuk  e duan “Ballkanin e hapur”, të cilin e ka cilësuar si projekt të Serbisë.

“Është e qartë se ata që i mbajnë frerët në Bruksel nuk e dëshirojnë këtë, nuk duan që ne të  mbështesim Beogradin, ndër të tjera edhe për  projektin ‘Ballkani i Hapur’. Tani të gjithë e  kanë të qartë se Brukseli, NATO dhe BE-ja, dëshirojnë që në Ballkani ta realizojnë projektin e ture, të quajtur ‘Ballkani i Mbyllur”, ka thënë Lavrov, citojnë mediet në Serbi.

Sipas Lavrovit, Brukseli nuk ka dashur që Rudia të paraqesë në Beograd qëndrimin e saj lidhur  me çështje rajonale në Ballkanin Perëndimor.

Shefi i diplomacisë ruse e ka barazuar Kosovën me Donbasin, rajonin lindor të Ukrainës. Sipas tij, Bashkimi Evropian ka deklaruar se e mbështet statusin special për pjesën veriore të Kosovës dhe për Donbasin.

“Brukseli është zotuar solemnisht se do të mbështesë statusin special edhe për veriun e Kosovës edhe për Donbasin, gjë që do t’u lejonte serbëve në kosovë të flasin serbisht dhe rusëve në Donbas të flasin rusisht, gjë që janë marrëveshje identike përntë drejtat e komuniteteve. Në të dyja rastet, BE-ja ka përjetuar dështim të turpshëm”, citohet të ketë thënë Lavrov.

(r.m.)