Lavrov: Ukraina e rrezikon sigurinë e Rusisë, ka kapacitete të prodhojë armë bërthamore

Moskë, 2 mars 2022 – Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka deklaruar se objektivi i Rusisë është “çarmatosja” e Ukrainës.

Në një intervistë për Al Jazeera, ai ka thënë se Ukraina ka kapacitete të prodhojë armë bërthamore, të cilat përbëjnë rrezik për Rusinë, përballë tëcilit  ajo nuk mund të qëndrojë duarkryq.

“Ukraina ka aftësinë dhe teknologjinë për të prodhuar një armë bërthamore… Misioni është i qartë: të çarmatosim Ukrainën dhe të mos lejojmë prodhimin e asnjë arme që kërcënon sigurinë e Rusisë”, ka thënë Lavrov.

Megjithat, Lavrov ka konfirmuar se Rusia synon të shtrijë sovranitetin së paku në një pjesë të Ukrainës. Ai ka thënë se Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka bërë të qartë qëndrimin e Rusisë: Krimeja është e Rusisë dhe Republikat Popullore të Luhanskut dhe Donjeckut duhen njohur në kufijtë e tyre.

(r.m.)